Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Periudha më e mirë për të bërë pap testin?

Pershendetje jam Ariola dhe dua te di se kur eshte koha e pershtatshme per te bere PAP TESTIN? A mund te behet ne maternitet apo ne klinika te tjera? A mund te me thoni se ku eshte me mire ta bej? Gjithe te mirat.

Ariola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ariola

Koha e përshtatshme për të bërë Pap-testin, është dita e 10-12 e ciklit menstrual. Si në klinikat shtetrore ashtu dhe në klinikat private, Pap-testi realizohet dhe vlerësohet në mënyrë maksimale. Nëse e sheh të arsyeshme, je e mirëpritur të më kontaktosh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti