Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aknet në zonën intime

Jam 21 vjece kam nje problem anen e jashme te vagines me eshte shfaqur 1 akne e mbushur me qelb dhe me ere te keqe, pastaj tash mu paraqit edhe 1 tjeter akne me qelb, dhe pas cdo pastrimi me paraqiten (heqje te qimeve) puqrra te vogla, qka me keshilloni te bej ju lutem dhe menstruacionet nuk i kam te rregullta a paraqet rrezik per mos mbetje shtatzene?

Ena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ena

Bëj kujdes me heqjen e qimeve, duke ndëruar mënyrën e depilimit. Nëse pastrimi me kremra apo me makina të sjellin acarim të lëkurës deri në puçra, atëherë pastrohu duke mos i prerë ato deri në fund.

Menstruacionet e çrregullta, janë probleme që mund të sjellin pasoja të rënda për riprodhim. Për të rregulluar ciklin menstrual, kontakto një mjek gjinekolog i cili pas vizitës dhe disa analizave ka mundësi të rekomandoj përdorimin e preparateve mjekore për të rregulluar ciklin menstrual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti