Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i acidit folik

Pershendetje e nderuar doktoreshe... a perben ndonje rrezik perdorimi i acidit folik perpara planifikimit per shtatzeni dhe si mund t'a perdor ate? Perzemersisht Elona1.

Elona1 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Acidi folik rekomandohet të përdoret tre muaj përpara fillimit të shtatzënisë, dhe duhet të përfundoj në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Kjo është pëeriudha e dmosdoshme për të shmangur problemet në tubin neural.

Rekomandohet të konsumohet 400 mcg dhe kjo është sasi që gjendet edhe tek multivitaminat dhe merret një herë në ditë. Nuk duhet kaluar sasia prej 1000 mcg, sepse doza e madhe mund të jetë e rrezikshme për shtatzënën. Sasia deri në 1000 mcg u rekomandohet si dozë ditore, shtatzënive të shumëfishta.

Gjithë të mirat.

/komuniteti