Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë duhet bërë që me u hap dhe me lind sa më lehtë?

Pershendetje doktoreshe, jam ne fund te muajit 8 edhe 2 dite hy ne te 9, po kerkoje nje keshille nga ju se si duhet vepruar ne muajin e fundit qe me u hap dhe me pas nje lindje sa ma te lehte. A duhet te eci shume, apo te ngjitem shkalleve shume here, po naj ushtrim apo mjaftojne punet e shtepise, apo duhet me perdore edhe ndonje ilaç etj. Ju faleminderit per ndihmen tuaj.

Enerida23 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enerida

Lindja është një proçes natyror dhe si i tillë të gjitha hapat ndodhin natyralisht. Ndonëse në muajin e fundit të shtatzënisë mundet edhe të ndihmohet me disa veprime të thjeshta. Ecjet/shëtitjet janë shumë të këshilluara, por tani në këtë periudhë ruajtja nga i ftohti është i rëndësishme. Prandaj nëse del shëtitje, vishu trashë me këpucë të ngrohta dhe duke përdorur shall dhe kapuç. Ecjet mund të zëvëndësohet edhe me ushtrime të lehta shtëpiake, por asnjëherë duke u sforcuar e për më tepër pa shkaktuar dhimbje. Në asnjë mënyrë mos përdor medikamente të cilat dikush mund ti rekomandoj për hapje.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti