Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anomalitë tek foshnjet

Pershendetje doktoreshe, ju falenderoj per kontributin tuaj, doktoreshe jam ne javen e 27 te shtatzenise cdo gje deri me tani eshte ne regull mirepo me interesoi ta di, une kur punoj ne punet e shtepise jam ashtu vet nuk punoj ngadale punoj pak me shpejtesi sdi ngadale dhe me interesoj me dite kjo pervec ndonje shpejtim te frymemarrjes ta quaj ashtu ose nje lodhje a mund te shkakton kjo shpejtesi vdekje ose anomali tek foshnja ose thene me shkurte cfare mundet me me shkaktu kjo pasi qe shume me rrin menja keq per beben a eshte mire a eshte me te meta etj shume shqetesohem sidomos tash ka fundi, ju pershendes.

Ajshe (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Punët e shtëpisë edhe mund ti bësh, por nuk duhet kurrësesi që të rëndohesh sepse dëmi do shkojë tek bebi. Edhe stresi e dëmton ecurinë e shtatzënisë. Prandaj të them që gëzoju fëmijës që po rritet tek ty dhe sa herë të mërzitesh, këndo këngë të bukura e do shikosh që të dy të jeni më të qetë e të sigurtë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti