Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizë mikrobiologjike - Urinokulturë

Pershendetje doktoreshe me 17.11.2011 kam bere analizen e urinokultures, por ende nuk kam qene te ndonje specialist per t'u konsultuar me rezultatet, kurse vet nuk po i kuptoj ngase ne raport shkruan pikerisht keshtu: Urina e mbjellur ne ushqimore kanë ngelur sterile personalisht nuk kam qene per t'i marre rezultatet kurse mjekja e laboratorit kishte then se rezultatet jane me rezultat te mire cfare duhet te bej, te konsultohem me ndonje specialist apo t'i perseris edhe njeher analizat (pasi urinokultura si duket behet tri dite radhazi, kurse mua me tha mjekja mjafton me nje here), perndryshe shpesh here (2 ose tri her brenda vitit) kam infeksione vaginale, ne fshikezen e urines, ne kanalet e urines e edhe ne veshka j'u uroj pune te mbare e te palodhshme.

Valja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valja

Si e përshkruan, urokultura ka rezultuar e pastër që tregon se tek ty nuk ka infeksion të rrugëve urinare. Urokultura nuk bëhet tre ditë rrjesht, por vetëm në një seancë. Ajo mund të përsëritet kur rezultati ka probleme si dhe pas trajtimit medikamentoz për të vërtetuar rezultatin. Mirë është që urokultura atë bëhet një herë në vit apo kur ndihen shqetësime nga vetë gruaja.

Gjithë të mirat.

/komuniteti