Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i njejtë i gjakut me partnerin

Pershendetje. Jam shtatzene 12 javeshe dhe kam nje dileme. Une me partnerin e kemi grupin e gjakut te njejte B+ dhe me intereson se a duhet marre ndonje mase sepse kam degjuar se kur grupi i gjakut eshte e njejte i ben problem bebes dhe duhet te konsultohem me gjinekologun. Faleminderit.

Jeta C (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Grupi i njëjtë i gjakut me bashkëshortin, nuk ndikon tek bebi. Gjaku ka faktorin rhezus dhe nëqoftëse nëna është rhezus pozitiv dhe babai rhesus negativ dhe fëmija trashëgon faktorin rhezus të babait, atëherë në shtatzëninë e parë deri 72 orë pas lindjes, nëna duhet të bëjë imunoglobulinën antirhezus. Nëqoftëse imunoglobulina nuk bëhet, atëherë mund të lindin probleme tek fëmija në shtatzëninë e dytë.

Meqënëse ju si çift keni faktorin rhezus pozitiv të gjakut, nuk do të paraqitet problem për asnjë shtatzëni.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

suela allaraj (9 vite më parë)
Pershendetje dhe une te njejtin problem kam dhe une,pasi une dhe bashkeshorti im kemi gr gjaku 0 negativ. Ka ndonje problem nese mbetem shtatezen per femijen tim....te lutem me informoni se jam sh ne ankth. Ju falimenderit shume
Vleraa (10 vite më parë)
Pershendetje, Te njejetin dileme e kam edhe une, por ne si cift kemi grupin a rh pozitiv, dhe pas nje aborti tani jam shtatzene dhe pres bineq.

/komuniteti