Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth menstruacioneve në moshën 43 vjeç

Pershendetje doktoreshe, kam nenen 43 vjecare, ajo ka nderprerje te menstruacioneve cdo 2 ose 3 muaj dhe sa here qe shkon te nje gjinekolog ai i jep hapa per me i ardhe menstruacionet, a duhet tani nena ime ne kete moshe mos me perdore me hapa per me i ardhe menstruacionet apo te vazhdoje me ato barna, por thote se neqoftese nuk i marr keta hapa per ardhjen e menstruacioneve e trashin shume. Dhe dua te theksoj se edhe nenes se nenes sime iu kane ndalur menstruacionet ne moshen 44 vjeqare, te pershendes shume.

Diana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diana

Menopauza paraqitet dhe me trashigimi. Por mirë do të jetë, që të mos mendohet se edhe nëna tënde duhet ta filloj kjo periudhë e jetës në këtë moshë të re.

Përdorimi i pilulave bëhet mbështetur mbi një protokoll të caktuar, ku midis të tjerave bëhen paraprakisht ekzaminimet e gjakut, Pap-testi dhe ekzaminimi i gjirit. Nëna duhet ti bëjë detyrimisht këto ekzaminime dhe nëse rezultojnë brënda normave, nuk ka arsye përse të mos e vazhdoj trajtimin me këto pilula deri rreth moshës 48-50 vjecare, që është periudha ku menopauza fillon tek shumica e grave.

Gjithë të mirat.

/komuniteti