Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth testit të shtatzënisë

Pershendetje dr e nderuar deshta te pyes per testin e shtatzenise me 13 tetor i kam pas menstruacionet, kam perdor tableta tamifen dhe me 23 tetor me kane ardhe prape, tash a duhet te me vine keto dite a po kur pasi qe mu kane crregullu, sot e kam bere nje test urine por me doli negativ, kisha pas deshire te me tregoni se kur mund te kem ovulimin pasi qe muajin e kaluar mu kane crregullu, e kete muaj akoma nuk me kane ardhe a duhet te pres akoma per te bere edhe nje test sepse kam shume deshire te mbes shtatzene sepse nuk kam femije qe 4 vite jam martuar. Me pa durim e pres pergjigjen tuaj. Ju uroj per punen.

L. Berisha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zonjë

Unë mendoj se duhet të presësh të kaloj edhe një javë nga data e pritshme e menstruacioneve të rradhë, për të bërë testin tjetër të shtatzënisë.

Nëqoftëse testi rezulton negativ, drejtohu tek mjeku për të gjetur shkakun e këtij çrregullimi. Ai më së shumti është problem hormonal.

Të uroj fat.

/komuniteti