Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i Diane 35

Pershendetje doktoreshe flm shume qe po i ktheni pergjigjjet... une kam vezoret policistike dhe mjeku mi ka pershkru mi marr barrnat DIANE 35 per mi rregullu ciklin... pyetja ime eshte pasi ta perfundoj paqeten e kokrrave me vie cikli pas mbarimit dmth ne diten e 3 apo 4 duhet me fillu me pi paqeten tjeter te barrnave (diane35) edhe pse ka menstruacione nga pak ende skane perfundu krejt apo duhet pritur pasi te kryhet krejt menstruacionet e paster mja nis paqetes tjeter te barrnave...ok shpresoj qe ta kuptosh pyetjen me respekt per ju..

Donaaaaaaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Trajtimi me Dianë 35, fillohet nga dita e katërt e ciklit menstrual, çdo ditë nga një tabletë (pa harruar asnjë kokërr), në darkë para gjumit. Pasi mbaron kutinë, pritet menstruacioni rradhës dhe ditën e katër të ciklit fillohet kutia e re. Ky trajtim duhet të zgjasë nga tre deri në gjashtë muaj.

Gjithë të mirat.

Erza12345 (9 vite më parë)
Doktoresh un me daten 22 i kom mbaru tableta diana 35 mirpo u ben 3 dit qe sme kan ardh menstruacionet qfar mund te jete te lutem me kthe pergjigjie . A eshte normale kjo . Esht hera e pare qe i perdor

/komuniteti