Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nga tja filloj?

Jam 27 dhe kam menstruacione te cregullta. Kjo gjendje me bezdis pasi ka ardhe koha te behem nene dhe nuk po kuptoj dot kur jane ditet e ovulimit? Nga vizita te mjeku kam dale me konkluzionin se kjo gjendje eshte normale dhe se nuk kam ciste. Cikli me vonohet dhe deri 3 muaj. Dua te filloj me nje ekzaminim po nuk di nga?

Tanja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tanja

Kur cikli është i çrregullt dhe vonohet edhe deri në tre muaj, kjo nuk është aspak normale. Prandaj duhet filluar nga ekzaminimet më të domosdoshme për të korrigjuar shkakun. Nëse e shikon të arsyeshme je e mirëpritur të më kontaktosh në klinikën ku punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti