Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pamje jo e zakonshme e organit gjenital

Pershendetje doktoreshe. Jam 19 vjec dhe ka 3 muaj qe kam nje raport seksual jo shume te rregullt rreth 1 here ne jave. Pas aktivitetit seksual me partnerin tim pas nje diagnostikimi sindromik jam diagnositkuar me kandida nuk ndjej asgje ndryshe ne organizmin tim thjeshte vetem pak hormone ndryshe nga heret tjera dhe disa pikeza te bardha ne zona te kufizuara. Para 3 javesh vura re qe mbrenda buzeve te vogla pranine e disa zgjatimesh prej mishi si papillat e gjuhes. Nuk kam asnje shqetesim theksoj se ende nuk jam trajtuar per kandida. C'mund te jete prania e ketyre papillave ne organin tim pas humbjes se virgjinitetit,apo mos ndoshta eshte pamja e re e organit dhe une nuk kam informacion. Ju faleminderit.Ju pershendes.

Bona21 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bona

Të rekomandoj që të bësh një vizitë gjinekologjike, pasi dyshoj për kandidozë të mbi vendosur me infeksion viral seksualisht të transmetueshëm. Mos neglizho, se për mostrajtim të infeksioneve gjenitale, pasoj mund të jenë të rënda.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti