Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushtrimet kegel

Pershendetje e nderuar dr.un kam 3 lindje dhe tash kam disa probleme me urinim me rrjedh ngapak dhe kur teshtij ose kollitem po ashtu kam dhemje ne anen e djatht te barkut,ktu ne sloveni dr.me dha keshill per ushtrimet kegel dhe me mori strisho vaginale mos kam ndonje infeksion kerkoj keshillen tende jam ne gjendje te neveritshme po ashtu kam ngapak dhimje edhe gjat maredhenjeve.me fal qe e zgjata pyetjen.

Nena Dije (10 vite më parë)

Dr. Mirvete Shabani - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mirvete Shabani

Pershendetje,

Ndodhe shpesh qe pas lindjes spontane muskulatura apo edhe nervat e kanaleve te urines te dobesohen, gruaja humbe urine gjate teshitjes, kollitjes, te qeshurit.... Kjo quhet Stress-Inkontinence dhe pothuaj gjysma e numrit te grave qe kane linde e kane kete problem. Indet pasive dhe muskulatura e dobet ne kete pjese te organizmit e rrisin edhe me teper kete problem. Ju duhet te drejtoheni tek Urologu i cili do te ju jap terapine e nevojshme.

Gjithe te mirat.

/komuniteti