Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fibromioma

Miremengjes, une jam Bardha, dhe kam nje Myom ne miter sa e di une, deshiroj te di se cfare pasoja mund te kem me vone, ai per momentin eshte vetem 2.5 cm i madh. Kjo me brengos shume sepse nganjehere ndjej dhembje mu aty ku gjendet Myomi...

Fatbardha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Madhësia e fibromiomës, nuk është për t’u konsideruar. Si klinikë, fibromiomat shfaqen zakonisht me ndjenjën e rëndesës në fund të barkut dhe me hemorragji të shtuar gjatë ditëve të menstruacioneve. Nëse zmadhohen, në qëndër të tyre fillojnë të krijohen zona nekrotike dhe tek gruaja fillon dhëmbje e fortë në fund të barkut.

Pasoja më e rëndësishme, është anemia nga hemorragjia. Besoj se ti Fatbardha, nuk i ke këto shenja. Duhet të kesh parasysh, që çdo 6-të muaj të bësh kontroll ekografik për të parë dhe krahasuar madhësinë e saj. Nëse vjen duke u zmadhuar dhe krijon shqetësim, atëherë mund të hiqet me rrugë kirurgjikale (miomektomi).

/komuniteti