Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kondiloma Akuminata (lythet anale dhe genitale)

Kam qene ne muajin e 5 te shtatzanise kur i kam hek me ane te intervenimit kirurgjik kondillomat por tash jam mire, e lindjen e kam pasur cezariane per shkak infeksioneve jam tut me linde normal po deshta te di a munden prap me u perserit edhe a mund te jem gjithe jeten e infektune prej tyre ju lutem pergjigjuni pytjes sime? Faliminderit.

Shqipja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa.

Megjithëse nuk je e qartë në atë që tregon, besoj se kuptova që ke hequr me kirurgji lythe gjenitale. Këto lythe në mjeksi quhet kondiloma akuminata, dhe unë po e përjashtoj ngatëresën me kondiloma lata të sifilizit sekondar ose me lezione granolomatoze të granulomës inguinale.

Gruaja me kondiloma akuminata, lindjen duhet ta realizoj me operacion cezarian. Gjatë lindjes me rrugë vaginale, mundet që infeksioni të transmetohet tek bebi. Kjo lloj situate është shumë e rëndë, pasi infeksioni me human papiloma virus është i përjetshëm. Infeksioni ka periudhë inkubacioni nga 1-6 muaj.

Lythet që ke hequr, janë të kurueshmë por, mundet edhe të përsëriten. Gratë me lythe gjenitale rekomandohen të bëjnë Pap-test, sepse disa variante të virusit janë të lidhura ngushtësisht me kancerin cervikal.

/komuniteti