Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cista në vezore

E nderuara doktoreshe, dua te pyes se cka eshte cista hemorragjike ne vezore, sepse para dy muajve ka filluar te kem sekret me gjak dhe dhimbje te madhe te barkut ne pjesen e poshtme ne anen e djathte. Para 4 viteve tek une ka filluar nje dhimbje e barkut e kohe pas koheshme, beja vizita dhe mjeket me rekomandojshin antibiotike dhe meklon vaginalete. Tash isha te mjeku e ai me tha se kam nje ciste hemorragjike ne vezoren e djathte me madhesi 6.2 cm nje lyth te vogel 1.5 cm si dhe sterilitet sekondar. Une kam nje djale 10 vjecare. Si dhe pyetja e dyte eshte se nese burri dhe gruaja kane te njejtin grup te gjakut B negativ a eshte e nevojshme te merret Rogamiper mos te kee pasoja ne femijen e dyte?

Zana Roka (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Kistet në përgjithësi, janë qeska të mbushura me lëng të tejdukshëm me parete të holla. Kur në vend të likidit transparent grumbullohet gjak, atëherë formohen kistet hemorragjikë. Rruga kirurgjikale është trajtimi i tyre. Pas heqjes së kistit, mundësitë për shtatzëni rriten.

Nëqoftëse grupi i gjakut dhe faktori rhesus janë të njëjtë për të dy bashkëshortët, nuk paraqitet asnjë problem shëndetsor për fëmijën dhe gruan. Në rastin konkret tëndin, fëmija do ketë rhezus negativ.

Gjithë të mirat.

Zana Roka (13 vite më parë)
Faliminderit shume znj.doktoresh edhe keshtu ksm vendosur qe te operohem .Desha edhe te pyes se cili lloj i operimit mund te jet me favorizues klasik apo me laparaskopi ne rastin tim.

/komuniteti