Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk e shoh mukusin cervikal që një kohë të gjatë?

Pershendetje doktoreshe. Ju faleminderit shume qe na ndihmoni me pergjigje nepermes web faqes bebaime.com. Qe disa muaj nuk e shoh mukusin cervikal si perpara qe e shihsha shpesh. Cilat munden me qene arsyet? Qe dy muaj po marr Clomiphene 100 mg dhe nuk e shoh akoma, folikuli ne ultraze shihet me permasa te mira por jam shume e thate ne kohen e ovulacionit qe nje kohe te gjate. Kur e kam ushqyer djalin me gji e shihsha ndonjehere jo cdo muaj po cdo 2, muaj, qysh e kam nderprere gjidhenjen nuk e kam pa me! Ju lutem me tregoni cilat munden me qene arsyet qe po ndikojne ne mukusin cervikal dhe nuk po mund te ngelem shtatzene?

Natalia (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Natalia

Bëj një vizitë gjinekologjike, për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës dhe analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të përjshtuar mundësinë e pranisë së infeksioneve që mund të jenë shkak për prishjen e cilësisë të mukusit cervical dhe të influencojë në mos mbetjen shtatzënë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti