Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 12 te shtatzenise, po i kam disa shqetesime me menstruacione, para dy javesh kisha pak gjak, isha te mjeku por ai me tha se bebi eshte mire por me preferoi te pushoj per dy jave, tash qe dy dite prape kam pak menstruacione por tash ngjyre kafe, te kisha lut per nje keshille une jam duke perdorur Utrogestan 200 dhe folan. Flm per mirekuptimin.

Hajrie Gashi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hajrie

Ankesa që përshkrun, gradualisht po kalon. Terapisë që ke nisur të përdorësh, të rekomandoj ti shtosh edhe spazmolitikë. Gjithashtu të këshilloj që të qëndrosh sa më shumë shtrirë, derisa të zhduken sekrecionet vaginale me ngjyrë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti