Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikojnë pilulat kontraceptive në qumështin e nënës?

Dr. e nderuar, desha te dije per pilulat kontraceptive 72 oreshe me baze levonorgestreli, sa kane ndikim negativ ne qumeshtin e gjirit, pasi qe vajzen e kam 4 muaj e gjysme. A guxoj ti perdore ne permbajtjen e pilulave nuk shkruan per ndikim nese jeni gjidhenese, por vetem konsultohuni me mjekun para perdorimit. Do doja mendimin tuaj, ju lutem. Faleminderit per mirekuptim.

Ariana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ariana

Pilulën kontraceptive të urgjencës, duhet ta përdorësh sa më rrallë të jetë e mundur. Përdorimi i shpeshtë i tyre, mund të bëhet shkak për çrregullime menstruale.

Më e këshillueshme është të përdorësh kontraceptivë, që merren çdo ditë edhe nga gratë që janë gjidhënëse. Për këtë fillimisht duhet të kontaktosh mjekun gjinekog, për të bërë disa analiza konfirmuese.

Gjithë të mirat.

/komuniteti