Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

Pershendetje jam Arjeta nga Prishtina dhe kam nje pyetje. Jam ne javen 16 te shtatzanise sime dhe gjate kryerjes se marredhenjeve kam nje enjtje te mitres si dhe njekohesisht edhe djegje ku mund te jete problemi?

Arjeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Supozoj se gjatë kontakteve seksuale, ndjen edemë (enjtje, fryrje) të organeve të jashme gjenitale kryesisht të buzëve të vogla. Shoqërimi me djegie, tregon se ambjenti vaginal është prishur. Dyshoj se është shfaqur kandidoza vaginale.

Të rekomandoj të mjekohesh me antimykotik. Pasi të jesh qetësuar, mund të vazhdosh jetën normale duke bërë edhe dashuri.

Uroj ecuri normale të shtatzënisë.

/komuniteti