Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja para kohe

Pershendetje. Jam ne javen e 26 te shtatzenise dhe ne ekografine e fundit, kur mjeku ushtronte presion mbi bark, qafa e mitres ishte e hapur 1.56 cm. Me keshilloi regjim shtrati dhe disa medikamente qe kishit keshilluar dhe ju ne raste te ngjashme. Para se te ngelesha shtatzene kam bere nje histeroskopi per zgjerim kaviteti dhe mjeku im beson se kjo eshte arsyeja e zgjerimit. Nese rri regjim shtrati, deri ne cilen jave kam shprese ta shtyj shtatzenine qe te lind nje bebe te shendetshme? Ju faleminderit.

Oriana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Oriana

Zbato këshillat si për rregjimin e shtratit ashtu edhe të përdorimit të medikamenteve, që të ka dhënë mjeku gjinekolog. Është normale që shtatzënia të shkojë sa më afër termit. Lindja pas javës së 37-të konsiderohet lindje normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti