Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzëni e ndërprerë

Pershendetje, ju lutem me ktheni nje pergjigje se jam ne panik. Menstruacionet e fundit i kam patur ne dt 19 shtator. Kur shkova tek mjeku per kontrollin e dyte, para nje jave ai me tha qe je 8 javeshe, por nuk e degjoj zemren e bebit, prandaj per mua kjo shtatzani eshte nderprere. Kur shkoj tek nje mjek tjeter te nesermen, ajo me thote qe je 6 javeshe dhe eshte shpejt per te degjuar zemren e bebit, dhe sipas asaj shtatzenia ishte ne rregull. Tani une nuk di ke te besoj, shoh ne ekot qe kam bere qe bebi eshte rritur ne permasa... vete ndihem mire, pervec te perzierave dhe forcimit te gjoksit, hemorragji nuk kam patur. Tani po pres te shkoj 2 muajshe dhe te kontrollohem prape. Ju lutem me thoni ke duhet te besoj? Ka gjasa qe kjo shtatzeni te jete nderprere?

Eva (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eva

Mosha e shtatzënisë sipas datës së menstraucioneve të fundit, është 10 javë plus 3 ditë. Ekografikisht rrahjet e zemrës fetale mund të dallohen që në javën e 5-të të shtatzënisë. Është koha për të bërë ekzaminimet e para rutinë me ekografi me sondë vaginale. Uroj që ky ekzaminim të tregojë se shtatzënia ka ecuri normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti