Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth nderprerjes se gjidhenies

Pershendetje kam vajzen 20 muajshe dhe i kam nderpre gjidhenjen kam perdor hapat per nderprerje te qumshtit por enede nuk mu ka nderpre dhe vajza nuk fle gjume a mund ti vazhdoj gjidhenjen pasi kam perdor kto barna ju faleninderit

Vlora Mikullovci (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fjolla

Meqënëse ke përdorur tableta për ndërprerjen e qumështit, nuk rekomandohet që fëmija të vihet përsëri në gji. Që të ndërpritet përfundimisht qumështi, rekomandohet që gjiri të mos shtydhet por të mbahet i shtrënguar fort me një garzë të trashë. Që fëmija të mos qajë natën, mësoje që gjatë kohës që kërkon gji të pijë nga pak ujë.

Gjithë të mirat.

Vlora Mikullovci (10 vite më parë)
Ju faleminderit shume

/komuniteti