Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje dr, se pari desha te ju falenderoj per pergjigjet qe mi keni dhene deri tash, nga testet qe i kam bere ne shtepi edhe beta hcg me kane rezultuar pozitive, kam bere 2 here eko dhe heren e pare nuk eshte dukur asgje heren e dyte u verejt dicka po veq si nje hije dmth kishte dicka tash me ka bere termin qe te shkoj kete jave te shofim a ka bere vend? Ashtu me tha gjinekologia ime, mirepo une jam pak sa e stresuar nuk ju besoj testeve se di pse kam kete ndjenje? Sepse ne fillim kisha shenja mirepo tash vec gjinjte qe me jane fryer shume e keshtu te perziera te vjella marje mendsh nuk kam a eshte normale kjo? Sepse vertete po merakosem shume... menstruacionet e fundit i kam pas me 21 tetor... me falni qe e zgjata dhe ju lus per nje pergjigje sa me te shpejte? Flm shume.

Jeta ,,,, (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Duke u nisur nga data e vonesës menstruale, shtatzënia duhet të jetë 6-të javë. Konfirminim e saj mjeku e bën me ekografi me sondë vaginale. Ndonjëherë tek gratë gjatë shtatzënisë nuk paraqiten asnjë shenjë, por kjo nuk do të thotë se nuk është e pranishme shtatzënia.

Analiza e beta HCG ka konfirmuar praninë e shtatzënë, dhe unë mendoj se kjo është e vërtetë.

Prandaj të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti