Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë dhe analizave

Pershendetje Doktoreshe. Jam ne javen e 8 te shtatzenise, kontrollen e pare e kam bere me 16.11.11 ku me ka bere vetem ehon. Pas nje muaji serish kam kontrolle dhe doktorri me tha disa analiza per ti bere (hemogramin, Coombsi indirekt dhe urinen). Deshta te pyes a eshte e domosdoshme qe une te kerkoj nga doktorri per ti bere edhe keto analiza (strishon Cervikale, strisho vaginale, uroplazma, mykoplazma dhe chlamidia) pasi qe nganjehere kam dhimbje ne fund te barkut dhe kam menstruacione te bardha? Kete pyetje po ta beje per arsye se dua qe te di a eshte duke shkuar çdo gje si duhet?

Shqipe_101@hotmail.com (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe

Çdo grua e në veçanti çdo grua shtatzënë ka të drejtë të kërkojë të bëjë të gjitha analizat që ajo mendon se i vlejnë, pavarësisht se mjeku ka menduar që të bëhen vetëm disa analiza dhe ekzaminime që ai i ka konsideruar më të rëndësishme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti