Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A lejohet mbushja e dhëmbit në shtatzëni?

Ju lutem doktoreshe, tash jam ne javen e 6 te shtatzenise, kur kam qene ne javen e trete i kam veshur 4 dhembe me anestezion, nuk e kam ditur qe jam shtatzene, ju lutem jam shume e brengosur, a mund te me tregoni a ndikon ne bebe a jo?

Veljs (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nuk rekomandohet që dhëmbët të trajtohen me anestezi gjatë shtatzënisë e në veçanti gjatë tremojorit të parë të saj. Meqë fakti ka ndodhur, mbetet që ndjekje e shtatzënisë të jetë e mirë dhe e kujdeshme.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti