Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

E dashur Mimoza me fal qe po te shqetesoj, por kam nje problem qe nuk po me le te qete keto dite. Une jam nje adoleshente 16 vjece, kam nje fizik te mesem as shume e shendoshe dhe as shume e dobet. Problemin e kam ne periodat pasi edhe kur me vijne me vijne me shume dhimbje... por kete muaj nuk me kane ardhur fare, a eshte normale kjo vonese? Dhe mbaj mend qe heren e fundit qe me erdhen para nje muaji kisha shume pak perioda. Te lutem ma shpjego pak nese eshte normale kjo vonese dhe nese duhet qe te shqetesohem apo jo? Edhe njehere shume faleminderit, ne pritje te pergjigjjes tuaj. Klm.

Alma (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alma

Nuk është normale që menstruacionet ti kalosh me dhimbje dhe për këtë duhet të marrësh trajtim mjeksor.

Vonesa menstruale, duke përjashtuar shtatzëninë, mundësinë më të madhe e ka nga çrregullimet hormonale. Për ekzaminime të mëtejshme të mirëpres së bashku me nënën tënde për ti dhënë zgjidhje problemit. Mos neglizho, sepse pasojat mund të jenë të mëdha për shëndetin riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti