Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Uji në mushkëritë e bebit në bark

Pershendetje jam shtatzene ne javen e 20, pasi bera nje kontrolle mjekja ketu ne Prishtine me verejti se bebi im ka uje ne mushkeri apo edhe infeksion, cka me preferoni cka duhet bere dhe cfare analiza se jam shume ne merak a eshte ky ndonje problem i madh, si duhet vepruar qe bebi te jete mire? Flm per mirekuptim, cka mendoni ju si pasoje e ckafit eshte paraqitur ky problem?

Meri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Pas dy javë, përsërite ekzaminimin ekografik. Nëqoftëse rezulton uji në mushkri, atëherë duhet menduar që kjo situatë lidhet me një anomali të mundshme fetale. Për këtë arsye, zbato këshillat që do të japë mjeku që i ke besuar ndjekjen e shtatzënisë.

Nëse e sheh të arsyeshme je e mirëpritur të më kontaktosh pranë SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë.

Të uroj fat.

/komuniteti