Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ampicilina gjatë shtatzënisë

Mirdita doktoreshe, mjeku me ka dhene ampicilin per te pire 4 x 1 per 7 dite per shkak se e kisha nje infeksion te lehte a eshte e rrezikshme te perdoresh ampiciline ne shtatzani dhe me ka thene qe femija eshte pak poshte, çfare duhet te bej per te kaluar shtatzania normale, jam ne javen e 28, kontrollohem te dr. Syheda Latifi Hoxha. Ju pershendes.

Jehona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përdorimi i ampicilinës në shtatzëni, nuk është i rrezikshëm. Ajo bën pjesë në grupin e antibiotikëve me spektër të gjërë, të cilët nuk influencojnë në shtatzëni. Është në të mirën e ecurisë së shtatzënisë, përdorimi i mjekimit të rekomaduar nga mjeku, pasi infeksionet e pa mjekuara ritin rrezikun për lindje parakohe.

Me përfundimin e mjekimit, të këshilloj të paraqitesh tek mjeku për rikontroll. Me kalimin e infeksionit të konstatuar, është e këshillushme që t’i largohesh punëve të rënda, ato që kryhen për një kohë të gjatë në këmbë, ecjeve të lodhshme etj. Rekomandimi im mund të shkoj deri tek rregjimi shtrirë apo dhe trajtimi medikamentoz.

/komuniteti