Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konceptimi pas një periudhe të gjatë mbrojtjeje

Pershendetje doktoreshe, desha te ju pyes dicka, nese nje femer ka marredhenie seksuale rreth 4 viteve, dhe ajo ruhet te mos mbes shtatzene a ka gjasa qe pas nje kohe kur do doje te mbesi, te deshtoje d.m.th gjate ruajtjeve te shumta dhe te mos mbes shtatzene?

Besaaaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Përdorimi i planifikimit familjar me metodën e mbrojtjes natyrale, nuk është faktor negativ për fillimin e shtatzënisë kur çifti ka vendosur që të ketë fëmijë.

Prandaj duhen kërkuar faktor të tjerë me ndikim negative, sipas një strategjie që përcaktohet nga mjeku pasi ka kërkuar që çifti të bëjë disa analiza dhe ekzaminime të thjeshta.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti