Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përcaktimi i gjinisë

Pershendetje kisha pasur deshire ta dije sa eshte e mundur percaktimi i gjinise ketu ne Kosove ose Shqiperi apo ne vendet e tjera ne rajon pasi qe e dime qe ne Turqi po e percaktojne gjinine para shtatzanise.

Etra (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përcaktimi i gjinisë së fetusit në klinikat mjeksore në Shqipëri dhe Kosovë, bëhet me të njëjtat mënyra dhe metoda që bëhen në të gjithë botën.

Etra, po thua se në Turqi gjinia e fetusit përcaktohet përpara shtatzënisë!!! Me thënë të vërtetën, këtë pohim nuk e kuptoj as si shprehje e as si proçes biologjik. Sepse pyetja ime e thjeshtë është; si mund të përcaktohet gjinia e fetusit (e frutit), kur ky nuk ka filluar të konceptohet apo të fillojë të ekzistoj.

Kuptimi klasik i fillimit të shtatzënisë, është bashkimi i spermës mashkullore me vezën femërore. Pasi realizohet ky bashkim, mund të mendohet për gjininë e asaj mrekullie që po krijohet. Kombinimi i gametave femërore XX me gametat mashkullore XY, përcakton gjininë e fetusit. Pa ndodhur ky kombinim, pra pa filluar ekzistenca e shtatzënisë, nuk ke se kujt gjëje t’i përcaktosh gjininë.

Me ekzaminim ekografik, gjinia dallohet rreth javës së 18 të shtatzënisë. Në mosha më të herëshme të shtatzënisë, rreth javës së 9-të të saj, mund të përdoret një teknikë invasive si marrja e viloziteteve koriale për të vlerësuar edhe gjininë e fetusit. Ekzaminimi gjenetik i viloziteteve koriale, bëhet për arsye parandaluese.

Rina (13 vite më parë)
Po edhe une kam degjuar se mund te behet parcaktimi i gjinise sipas deshires se prinderve. Me ndihmen e gjinekologut te tregon kur duhet te kesh marredhenie me te dashurin, zakonisht per djale thone ditet e 13, 14, 15 pas ciklit menstrual, nuk e di sa eshte e vertete, kisha dashur nje pergjigje neqoftese ka mundesi!

/komuniteti