Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund ta bej ekografine e rradhes?

Pershendetje doktoresh me t6 nentor e kom pas ciklin e fundit me 6 dhjetor nuk merdhen me ni test shtepiak e vertetova shtatzanin po me t9 kesh meniher nkontroll dmth 3 dit vones te ciklit.po mjeku qe mbani kontrollen tha heret osht shtatzan je po heret qe me te than a je mir a jo se un normal qe e pyta a osht nrregull dhe nleter ka shenuar: Pjesa prezentuese:plancenta ..... GS:10mm a mund te me tregosh per qet pjesen prezentuese dhe qka osht GS? a osht normale ajo qe ka shenu GS 10mm ne javen e 5 edhe pse spe di per qka osht fjala?falemnderit!

Lordiana ... (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lordiana

Për moshën e shtatzënisë që pretendon se je, vërtetë që është shumë shpejt për të konkluduar nëse shtatzënia po ecën mirë apo jo. Të dhënat që shkruan mjeku janë treguesit e parë, që tregojnë praninë e shtatzënsië. GS, tregon dhomën gestacionale apo e thënë ndryshë dhoma ku qëndron bebi.

Prandaj ndiq këshillat e mjekut dhe kërko nga ai, që rreth javës së 7-të të bësh një tjetër ekzaminim ekografik për të vlerësuar vendndodhjen e shtatzënisë si dhe ecurinë e saj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti