Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Terapia

Jam duke perdor progynova 1x1 sipas keshilles se dr, por kam disa therrje ne gjinj , jane shume shqetesuese per mua se prej qe jam duke perdor ( qe 6 dite i perdori ) kam ato therrje , ju lutem me ndihmoni se jam ne halle , doktoresh pershendetje .... siq u tha me larte jam duke perdor progynova por dua ta dij kur te me vie cilki mujor a ta perdori barin edhe me tutje tani jam afer hapit te kuqe, doktoresh me te mira flm shume nga ju per ndihmen qe ju na e ofroni..... CITOJ ... tani e kam perfunduar terapin doktoresh qka me keshillon te beje pas i kam perdore te gjitha hapat ne menyr te rregullt por tani kam perseri pak cikel me ngjyre kafe qa sa me behen te mbathurat te papasterta, si te veproj doktoresh, me te mira

Bella Bahtiri (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bella

Dhimbjet e gjirit janë një nga efektet anësore kur përdoret estro-progestativ, siç është edhe preparati që merr. Meqë ke mbaruar paketën, drejtohu tek mjeku që ta ka rekomanduar preparatin për të vazhduar apo jo trajtimin.

Duhet të dish se preparati është kontraceptiv dhe përdoret për trajtime apo dhe rregullim të ciklit menstrual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti