Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet gjinekologjike

Pershendetje! Jam 23 vjec, e fejuar. Kam patur myk Candida po e kam mjekuar. Tani kam bere analizen dhe dola perseri me bakterie. Doktoresha me dha meclon krem vaginal, nystaderm, enflexia tableta. Tani me kane ardhur periodat dhe do bej nje analize tjeter me mbjellje. A do sherohem? kane pasoja per me vone kur te bej femije? a jane ngjitese bakteriet te i fejuari? Faleminderit shume, jeni teper e domosdoshme, Denisa

Denisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Denisa, duke u mjekuar gjithnjë është e mundur të shërohesh. Infeksionet që përshkruan, janë infeksionet më të zakonshme që hasen në jetën e gruas me moshë aktive riprodhuese. Prandaj nuk ka vënd për t’u shqetësuar kur mjekohen, sepse nuk janë faktor për shtatzëninë e ardhshme.

Nëse ke vendosur apo kur të vendosësh për të filluar konceptimin e fëmijës, të rekomandoj që paraprakisht të kontrollohesh tek mjeku gjinekolog si dhe të kryhesh një seri ekzaminimesh të domosdoshme, me synimit që organizmi yt dhe i bashkëshortit të mos ketë asnjë problem shëndetsor.

magbule (11 vite më parë)
Mirdita jam 30 vjeqare tani jam shtatezan ne javen e 14 kam sekrey a mund tr perdor meclon vaginalet

/komuniteti