Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Akti i lindjes

E nderuara doktoreshe, une tani jam gati ne javen e 39, 10 dite deri te termini i mundshem i lindjes dhe kam dy pyetje, desha te di a eshte e preferushme vaska me uje te ngrohte ne keto dite per lindje me te shpejte sepse me kane thene keshtu, dhe pyetja e dyte...

Hana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana.

Banjat në vaskë, me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë), të shlodhin dhe relaksojnë trupit. Krijohet edhe një qetësi shpirtërore, pasi largohet stresi që krijohet për shkak të së panjohurës mbi ecurinë e proçesit të lindjes. Uji i ngrohtë krijon vazodilatacion (zgjerimin e vazave të gjakut), duke bërë të mundur të kalohet më shumë oksigjen tek bebi.

Megjithatë këto të mira, larja me ujë të ngrohtë ose banjat në vaskë me ujë të ngrohtë, nuk influencojnë në shpejtimin e lindjes.

Akti i lindjes, mund të kryhet në disa praktika. Një nga këto, është lindja në ujë (në vaska speciale). Disa klinika, e rekomandojnë këtë mënyrë lindje si më të përshtatshme se lindja në krevatin gjinekologjik. Influenca pozitive, vjen për shkak të ambjentit ku ka jetuar bebi për 9-të muaj. Duke lindur në ujë, fëmija gjen konfortin e vazhdimësisë.

Hana, të uroj të lindësh normalisht një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti