Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sindroma e vaginozës bakteriale

Pershendetje, jam shtatzene ne javen e 14, kam menstruacione jo te bardha, por e kane ngjyren e verdhe edhe ndonjehere leshojne nje arome te keqe, çfare mund te me thoni per kete, edhe pas marredhenjes seksuale kur te urinoje, kam nje djegesime te madhe. Ju faleminderit nese me ktheni nje pergjegje.

Gyli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ankesat që referon, bëjnë pjesë në simptomën e vaginozës bakteriale. Ato karakterizohen me sekrecione të shtuara, me erë të rëndë për shkak të ndryshimit të ambjentit vaginal. Gjithashtu pas urinimit apo marrdhënieve seksuale, ndjenja e djegies është e pranishme.

Vaginozat vaginale trajtohen me metronidazole (ose me neopenotran). Përshkrimi i terapisë përshkruhet nga mjeku në recetë. Trajtimi është i domosdoshëm, në të kundërt ritet rrezikun për lindje parakohe, për fetomorto inutero, për fëmijë të vogël në peshë (nuk përputhet pesha me moshën e shtatzënisë). Mbi këto arsye, rekomandoj të drejtohesh tek gjinekologu, për të marrë mjekimin specifik.

/komuniteti