Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbja e kokës gjatë shtatzënisë

Pershendetje edhe nje pytje nga une, ne disa tema ketu ne kete faqe kam lexu qe dhembja e kokes gjate shtatzanise eshte normale, por une kam dhembje te teperta sidomos tash qe eshte ftofte, ndonjehere pi paracetamol por me shume se 2 ore nuk ma ndale dhembjen, ju kisha lutur per nje keshille...

Gyli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Dhëmbja e kokës gjatë shtatzënisë, nuk ka përse të jetë e pranishme. Gjatë shtatzënisë ashtu si dhe në jetën normale, dhëmbja e kokës mund të ndodhë për shumë arsye. Edhe qëndrimi në ambjente jo konforte, siç është i ftohti që po kalon, mund të shkaktoj dhëmbje koke nëse atë dhe trupin e ekspozojmë për një kohë të gjatë në ambjente të ftohta pa u mbrojtur me veshje të ngrohta.

Nëse mosha e shtatzënisë është mbi 22 javë, dhëmbja e kokës mund të vijë për shkak të hipertensionit ose proteinurisë. Në këto raste ekziston mundësi e preeklampsisë. Diagnoza të tilla nuk shërohen me paracetamol.

E nderuara Gjyli. Sa më sipër, dua të them se si fillim me ndihmën e mjekut të evidentohet shkaku i dhëmbjes së kokës. Mjekimi është gjithnjë i mundshëm.

/komuniteti