Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta

Pershendetje Dr.Keta


Tash sapo u ktheva nga gjinekologu im, dhe jam mjaft e shqetesuar. Jam shtatzene 15 jave e 5 dite, kam shtatzenine e dyte. Pyetja ime eshte kjo: mjeku im sapo me kontrolloi dhe me tha se kam placente qendrore dhe nje placente ndihmese me eshte formuar. Jam laike ne aspektin shendetesor (edhe pse mundohem te lexoj mjaft). Ju kisha lut nese keni mirekuptim te me tregoni se cka do te thote kjo diagnoze, cfare rreziqe ka, sepse mjeku im nuk ma sqaroj mire dhe jam mjaft e shqetesuar. Besoj dhe shpresoj qe do te gjeni kohe dhe mundesi per te ma kthyer nje pergjigje. Kerkoj falje nese nuk isha shume e kjarte ne pyetjen. Me respekt Arta.

Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Placenta ose shtrati i bebes, është shtojcë e brëndshme, një bashkim i organeve fetale me indet e nënës me qëllim shkëmbimi fiziologjik.

Arta, ajo që referon do të thotë që palcenta ka pozicion qëndror dhe anash saj ndodhet një pjesë suplementare (kotiledon suplementar). Kjo, nuk ka pasojë për zhvillimin normal të shtatzënisë. Por duhet patur parasysh për fazën e tretë të lindjes, që është periudha e daljes së placentës, pasi pjesa suplementare mund të shkëputet nga placenta dhe të mbetet në mitër, duke u bërë shkak për infeksion të paslindjes (endometrit).

Të uroj shtatzëni dhe lindje normale.

/komuniteti