Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Streptokoku gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, une jam ne javen e 15 te shtatzanise dhe nga analiza e urines me ka dale bakteria streptokokus...desha te informohem me shume ne lidhje me kete bakterie, a eshte e rrezikshme per beben, nga qka shkaktohet dhe si mund te sherohet?

Ariana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Streptokoku normalisht nuk duhet të gjëndet në urinë. Prania e tij shkakton infeksione urinare, që shoqërohet më temperaturë, konvulsione, urimin të shpeshtë dhe me djegie. Kultura e sekrecioneve vaginale, mund të tregoj prejardhjen e tij nga vagina.

Në shtatzëni, infeksionet urinare shtojnë rrezikun për plasje të parakoshme të membranave dhe për lindje të parakohe. Nëse streptokoku gjëndet edhe në sekrecionet vaginale, atëherë fëmija rrezikon për të marrë këtë infeksion gjatë kalimit në rrugët e lindjes.

Mjekimi me antibiotiko-terapi sipas antibiogramës, do të ishte i domosdoshëm për 7-10 ditë.

/komuniteti