Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Stresi, depresioni (mërzitja) gjatë shtatzënisë

E nderuar doktoreshe shume faleminderit per pergjigjet qe u jep nenave te ardhshme. Jam ne javen e 30 te shtatzanise deri tani kam qene me problem, e te vogla qe kane kaluar, por tani kam nje merzitje te madhe qe pothuajse cdo dite qaj. Sa ndikon kjo gjendje te femija dhe a ka problem per lindje te parakohshme ashtu sic kam degjuar? Faleminderit gjithsesi.

Eri (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nuk e di prejardhjen e gjëndjes tënde shpirtërore, por këmbëngalazi të rekomandoj të çlirohesh nga mërzitja. Eri, mendo vetëm se do lindësh fëmijën tënd, një yll që do bëhet pjesë e jetës tënde dhe të familjes që ke krijuar. Është krijesë që po rriten në trupin tënd. Vetëm këtë mendo Eri.

Qesh, dhe do ndjesh sa ëmbël lëviz bebi yt. Këndo, dhe do të ndjesh se si ndjek ritmin tënd. Përkëdhele me fjalë të ëmbla, vëre dorën mbi bark dhe këndoi nina-nana dhe do ndjesh që do të qetësohet.

Eri, vetëm me kaq sa të shkruajta, duhet të kuptosh sa influencë ka gjëndja jote tek bebi. Është e vërtetë se stresi, depresioni, mëzitja ndikon në ecurinë jo normale të shtatzënisë.

Por ti duhet ta hedhësh tutje mërzinë, së paku për hir të fëmijës që do lindësh.

Sinqerisht të uroj të lindësh fëmijë të shëndetshëm.

Zana (13 vite më parë)
Shtatzania
Zana (13 vite më parë)
Shtatzania

/komuniteti