Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është normale ulja e tensionit në muajin e shtatë të shtatzënisë?

Pershendetje Doktoreshe! Diten e pare te menstruacioneve te fundit e kam patur me 17 Maj. D.m.th duhet te jem diku ne javen e 29 te shtatzenise sime te pare. Para shtatzenise tensionin e kam patur 13 me 9. Sapo ngela shtatzene, tensioni mu stabilizua shume 12 me 8 gjate gjithe kohes. Gjate javes qe shkoi pata nje errje sysh dhe kur e mata me ishte ulur tensioni. Po keshtu me ndodhi perseri sot. Mbase e kam nga qendrimi ne kembe? Nuk e di po dhe ulur nuk rri dot gjate gjithe dites ne karrige ne zyre. Mendova te marr nje mendim tuajin. Patjeter duhet te shkoj te vizitohem, por do e cmoja shume mendimin tuaj. Ju faleminderit, Lili.

Lili (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lili

Shtatzënia ndodhet në javën e 28 plus 4 ditë.

Tensioni i ulët gjatë shtatzanisë është më i shpeshtë gjatë tremujorit të tretë të saj, si pasojë e shtypjes që mitra i bën enëve të mëdha të gjakut në bark. Një nga rrugët e dominimit të kësaj gjendje është qëndrimi shtrirë majtas, për të shmangur shtypjen e eëve të gjakut dhe duke shmangur uljen e tensionit dhe duke bërë oksigjenimin më të mirë të bebit.

Të uroj shtatznëi të mbarë.

/komuniteti