Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infesionet dhe pasojat e tyre

Ju pergezoj per ndihmen e ofruar doktoreshe, une kam bere analizat dhe doktoresha ka konstatuar se kam infeksionin e E.coli dhe dic me uroplazme, jam duke e perdorur terapi mirepo kam shume frike, jam stresuar shume, te lutem tregom dic me shume rreth tyre, gjitha te mirat.

Besha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besha.

Infeksionet që përshkruan trajtohen plotësisht më antibiotikë sipas antibigramës. Trajtimi duhet të zgjasë nga 7 deri në 10 ditë. Nëqoftëse nuk trajtohen ashtu siç duhet, bëhen shkak për komplikacione të rrugëve të sipërme të aparatit riprodhues siç janë adneksitet (infeksion i vezoreve), parametritet (infeksioni i indit ku mbështet mitra), salpingitet (infeksion i tubave) dhe pelvio-peritonitet (infeksione të zonës pelvike). Prandaj të këshilloj të mos neglizhosh në trajtimin medikamentoz.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti