Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaginoza bakteriale

Pershendetje doktoreshe, jam 19 javeshe shtatzene, kam bere strisho vaginale, jam konstatuar me vaginoze bakteriale mjeku me rekomandoi Enfeksia tableta dhe Vita gyn c vaginalete por une jam shume e shqetesuar se frigohem se a mund te jete dicka serioze per bebin tim? Te lutem me trego per kete infeksion dhe a jam ka e marre terapine adekuate? Ju faleminderit shume.

Lalona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lalona.

Prishja e ekuilibrit të florës vaginale për shkaqe të ndryshme, çojnë në vaginozë bakteriale. Vaginoza bakteriale në shtatzëni rrit rrezikun për lindje të parakohshme apo infeksion të mitrës pas lindjes. Vaginoza bakteriale trajtohet me antibiotikë, të cilat i përshkruan mjeku.

Prandaj përdori trajtimet që ka përshkruar mjeku sepse janë mjekime adekuate, por rregjimi i rekomanduar për vaginozat bakteriale për gratë shtatzënina është metronidazoli (250 mg, oral, 3x në ditë, për 7 ditë) ose klindamicinë (300 mg, oral, 2x në ditë, për 7 ditë). Rregjimi i rekomanduar është mëbshtetur nga qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti