Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bakteriet në shtatzëni

Pershendetje e nderuara doktoreshe. Jam ne javen e 20-te te shtatzenise, kam nje pyetje - te rekomanduar nga mjekia ime kam bere UK me eshte shfaqur nje bakterie Streptococus Agalactiae >100 000 CFU/ml. Doktoresha me ka dhene terapi si: Ampicilin caps 500mg 4x1 /7 dite, çaj uvini. A eshte infeksioni i rrezikshem per shtatzenine time momentale dhe a eshte terapia e duhur? Faleminderit shume nese me pergjigjeni. Pune te mbare.

Aferdita 1982 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita

Streptococcus agalactiae është anëtar i florës normale gastrointestinale në disa njerëz dhe mund të përhapet në organizëm, duke përfshirë edhe vaginën deri në 30% të grave. Trajtimi me antibiotikë, ashtu dhe siç e ka përshkruar mjekja për ty, është i domosdoshëm. Zbatoje me kujdes rekomandimin dhe mos neglizho deri në konsumin e të gjithë terapisë.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti