Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut

Pershendetje Dr. Jam Lejla, kam grupin e gjakut A negativ burri im 0 pozitiv ndersa bebi qe kam lindur para dy muajsh ka grupin e gjakut 0 me rhesus negativ dhe shqetesimi im eshte se a duhet a po jo qe te marre nje injeksion me antitrupa per te mos pasur probleme per shtatzenine e dyte dhe kur duhet ta marre ate, pasi qe kam degjuar se eshte dashur ate injeksion ta marr brenda 72 ore pas lindjes per te mos patur probleme ne shtatzenine e dyte... kerkoj falje se e zgjata pak por jam e shqetesuar pasi jetoj ne Itali dhe problemet me gjuhe nuk po i kuptoj mire... ju falenderoj paraprakisht per pergjigje.

Lejla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Meqënëse fëmija është me të njëjtin factor rhezus me nënën, tregon që nëna nuk është e imunizuar (pra nuk janë formuar antitrupa antirhezus në organizmin e nënës). Pra marrja e imunoglobolinës antirhezus pas lindjes së parë, ka qënë e pa nevojshme.

Në shtatzëninë e dytë fëmija do lindë pa probleme edhe nëqoftëse do të rezultoj me faktorin rhezus pozitiv. Nëqoftëse do të rezultoj i tillë, do të lindë nevoja të bësh imunoglobulinën antirhezus.

Gjithë të mirat.

/komuniteti