Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja në ujë (vaskë)

Pershendetje dr. Mimoza Keta. Se pari ju falenderoi shume per pergjigjet qe me jepni ne pyetjet e mia. Ju jam shume mirenjohese. Kam ndegjuar se lindja ne uje apo vaske eshte me e lehte dhe perjetohen shume pak dhimbjet. Me intereson te di ju lutem ne Prishtine a ka ndonje spital privat ku eshte e mundur kjo lindje, sepse kam shtatzenine e pare dhe kam stres se si do te kaloje lindjen. Ju faleminderit per te gjitha keshillat e juaja. Me respekt, Nita.

Nita Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Nuk e di nëse ka apo jo në Prishtinë, ndonjë klinikë qoftë edhe private, që pret lindjen e fëmijëve në vaskë (ujë). Një mënyrë e tillë lindje nuk praktikohet as në Shqipëri.

Gjithë të mirat.

Nita Krasniqi (12 vite më parë)
Falemnderit per mirekuptimin nora Tani sapo kam hyre ne muajin e 9-te,dhe me padurim po pres te behem nene.
Nora. (13 vite më parë)
Pershendetje Nita, si duket paske shume frike per lindje. Per fat te keq tek ne nuk ka ndonje spital te tille, se paku nuk jam ne dijeni... kjo me shume praktikohet jashte... te kuptoj plotesisht sepse fundi i shtatzenise shton edhe nje lloj frike tek gruaja shtatzene se si do te shkoj lindja, a do ta kem veshtire etj etj. Mos e dramatizo sepse nuk eshte edhe aq veshtire, dhimbjet jane te atilla qe te bejne ti jepesh zor me cdo force per te nxjerre ne drite nje engjull te vogel, une per vete jam 22 vjeqare, kam lindur qe 5 muaj dhe nuk e kam pas veshtire, mos me te rrejt dhimbje kam pas po ato jane normale, ne ora 4 ne mengjes ja ka nis kapak, tani ka 8-9 jane bo ma te medhaja, ndersa kam lind ne ora tu bo muhabet me mjeken, tu i jep zor kapak kapak, kom lind ne ora 10. Nese ke shume frike, ke zgjidhje per mos mi ndi dhimbjet, bej lindje me operim. Por ndjenjen e te berit nene, do ta kesh me te forte nese lind normal, eshte zgjedhja jote, shpresoj se do te kesh nje lindje te lehte e te sjellesh ne jete nje femije te shendetshem, gjithe te mirat.

/komuniteti