Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Madhësia e folikulit

Pershendetje dr. sa duhet te jete madhesia e folikulit ne kohen e konceptimit dmth 2 jave pas dates se pare te periodave? Sa eshte normalja qe nje veze eshte gati? Flmd.

Nida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nida

Maturimi i folikulit në një cikël menstrual 28-të ditor, ndodh ditën e 14-16. Madhësia e tij e matur ekografikisht, duhet të jetë mbi 20 mm. Në momentin kur veza lërohet, kalon nëpër tubat e Fallopit dhe jeton deri në 72 orë, kohë e cila mund të frytëzohet për fertilizim.

Gjithë të mirat.

/komuniteti