Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa kohë konsiderohet normale kur nuk mbetesh shtatzënë?

Une jam nje vajze 28 vjecare, dhe po provoj te ngel shtatzene gati 2 vite, por pa sukses. Kam bere te gjitha egzaminimet, kam bere te gjitha testet hormonale, kam bere edhe Hysterosalpingography HSG, dhe te gjitha kane dale mire. Gjithashtu edhe bashkeshorti im ka bere nje kontroll te urologu, dhe nje spermogram, po edhe nga ana e tij gjithcka eshte ne rregull. Tani une nuk di a kam nevoje edhe per ndonje egzaminin shtese? Me respekt, Rina.

Rina Mujota (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Më vjen mirë që analizat që ke bërë, kanë dalë shumë mirë. Në vështrim të parë, më duket se mundon ekzaminimi ekografik për të vlerësuar ditën e maturimit të folikulit, që janë ditët e mundshme të fertilizimit.

Përpara se të tentosh shtatzëninë, të rekomandoj të bësh këshillim parakoncepsional te mjeku që do ndjekë ecurinë e shtatzënisë. Për të mësuar se çfarë duhet të bësh, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti