Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zakone të zgjatura

Pas nje aborti spontan me eshte crregulluar cikli. Kete here jo vetem qe me erdhen 4 dite para por me mbajten 13 dite dhe deri diten e 9 kisha pak sekrecione, me pas me erdhen tamam. Mos duhet te beje analizat hormonale? Kjo me ben ta kem te veshtire te konceptoj dhe nje shtatzeni te dyte?

Deni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Deni

Çrregullimin menstrual që ankon, e bën të vështirë konceptimin e shtatzënisë pasardhëse.

Është e këshillueshme të bëhen analiza hormonale, jo vetëm të hormoneve steroide por edhe atyre të gjendrës tiroide. Gjithashtu një vizitë gjinekologjike dhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit të mitrës dhe të vezoreve, është i domosdoshëm. Do të jetë mjeku gjinekolog ai që do të vlerësoj shkakun e këtij çrregullimi dhe do të japë trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti