Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth mishit të huaj në mitër

Pershendetje doktoreshe. Jam 30 vjece dhe kam dale me mish te huaj ne miter. Kam hemorragji cdo muaj. Doktori me tha qe mishi i huaj eshte i vogel dhe me ka dhene mjekim. Por a nuk do te ishte me mire sikur ta hiqja? Faleminderit shume.

Brikena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brikena

Në ekzaminimin ekografik, dallohet vendosja e fibromiomës. Nëqoftëse është subseroze (nuk e deformon kavitetin uterin), nuk bëhet shkak për hemorragji të mëdha. Nëqoftëse vendosja e fibromiomëës është intersticiale (kur e deformon kavitetin uterin), bëhet shkak për hemorragji të mëdha. Në këtë rast rekomandohet heqja e fibromiomës në çfarë do lloj madhësie që të jetë.

Gjithë të mirat.

Stalda (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe! Mami im eshte 54 vjece, para dy javesh ka hequr mish te huaj ne miter pasi kishte hemoragji cdo dite jo shume. Ditet e para pas heqjes nuk pati hemoragji, por mbas nje jave pati disa dite shume hemoragji, ato dite ka pasur stres, mos ka qene kjo arsyeja e rishfaqjes se hemoragjise? Per me teper keto dite ka pasur dhe marje mensh dhe i vinte per te vjelle. Duhet te shqetesohemi apo eshte dicka qe do kaloje? Faleminderit.

/komuniteti